chef handling fresh veggies

Trajtimi i duhur i ushqimeve

Last reviewed date:

Cilat rregulla të higjienës ushqimore duhet të zbatoj për të mbrojtur familjen time?

Për të mbrojtur familjen tuaj nga sëmundjet ushqimore, është me rëndësi të zbatoni disa rregulla bazë të higjienës në shtëpi.

Ushqimi i pasigurt mund të përmbajë baktere të dëmshme, viruse, parazitë ose kimikate që mund të shkaktojnë deri 200 sëmundje të ndryshme, që nga diarreja deri te kanceri, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh). Duke zbatuar teknikat e duhura të trajtimit të ushqimeve, mund të ulni ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet ushqimore.

Ka shumë gjëra praktike që mund të bëjmë në shtëpi kur vjen puna te mënyra si e ruajmë dhe përgatitim ushqimin. Të diturit dhe të zbatuarit e disa rregullave bazë mund të parandalojë që të sëmuremi dhe të mbrojmë njerëzit që duam nga sëmundjet ushqimore.

Pietro Stella, shkencëtar i veterinarisë në EFSA.

Këtu më poshtë gjeni një listë kontrolli që mund ta printoni dhe ta mbani në kuzhinë:

1. Si mund t’i mbaj të pastra ushqimet dhe sipërfaqet?

Lani duart para se të trajtoni ushqimin, gjatë përgatitjes së ushqimit dhe gjithmonë pasi keni përdorur tualetin. Sigurohuni të patroni dhe higjienizoni të gjitha sipërfaqet dhe enët e përdorura për të përgatitur ushqimin. Mbroni kuzhinën dhe ushqimin nga parazitët dhe kafshët duke e mbajtur të pastër mjedisin.

2. Si ta shmang ndotjen e ndërsjellë ndërmjet ushqimeve të freskëta dhe atyre të gatuara?

Ndani veçmas mishin e freskët, mishin e shpendëve dhe frutat e detit nga ushqimet e tjera. Përdorni enë dhe dërrasë prerje të ndryshme për ushqimet e freskëta si dhe ruajini ushqimet e freskëta dhe ato të gatuara veçmas në frigorifer për të shmangur ndotjen ndërmjet tyre.

3. Si mund të sigurohem se ushqimi është plotësisht i gatuar?

Është thelbësore që mishi, shpendët, vezët dhe frutat e detit të gatuhen plotësisht. Përdorni një termometër për t’u siguruar që ushqimet si supa dhe lëngu i mishit të arrijnë temperaturën 70°C si dhe kontrolloni që lëngu i mishit të jetë transparent dhe që ngjyra e peshkut të mos jetë më rozë. Ngroheni plotësisht përsëri ushqimin për të vrarë të gjitha bakteret.

4. Si mund ta ruaj ushqimin për ta mbajtur të sigurt?

Mos e lini ushqimin e gatuar në temperaturë ambienti më shumë se 2 orë. Futini menjëherë në frigorifer ushqimet e gatuara dhe ushqimet që prishen (nën 5°C) dhe mbajeni ushqimin të nxehtë (mbi 60°C), nëse do ta konsumoni menjëherë. Mos e ruani ushqimin për një kohë shumë të gjatë, qoftë edhe në frigorifer, sepse mund të dëmtojë sigurinë e ushqimit.

5. Si mund ta shkrij ushqimin në mënyrë të sigurt?

Mënyra më e sigurt për ta shkrirë është duke e mbajtur në frigorifer. Disa ushqime janë të sigurta të gatuhen të siç janë të ngrira—gjithmonë lexoni ambalazhin për udhëzimet e gatimit.

6. Ç’lloj uji dhe përbërësish duhet të përdor që ta përgatis ushqimin në mënyrë të sigurt?`

Gjithmonë përdorni ujë të pastër dhe të sigurt për përgatitjen e ushqimit. Zgjidhni ushqime të freskëta dhe të shëndetshme dhe sigurohuni që ushqimet e përpunuara që përdorni, si qumështi, të jetë i pasterizuar për të qenë të sigurt. Lani mirë frutat dhe perimet, sidomos nëse do t’i konsumoni të gjalla. Mos përdorni ushqime të cilave u ka kaluar data e skadencës.

Të trajtojmë ushqimin në mënyrë të sigurt: këshilla thelbësore për pjekjen në skarë 

Cilat janë hapat kryesorë për pjekje të sigurt në skarë?

Skara është mënyrë shumë e mirë për të shijuar vaktet në natyrë, por është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e sigurisë për të parandaluar sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi.

1. Si mund t’i mbaj të pastra duart e mia dhe sipërfaqet ndërkohë që pjek në skarë?

Lani duart para se të merreni me ushqimin dhe pasi të keni prekur mishin e freskët. Lani mirë të gjitha enët, dërrasën ku keni prerë mishin dhe sipërfaqet para dhe pas përdorimit.

2. Si ta shmang ndotjen ndërmjet ushqimeve gjatë kohës që pjek në skarë?

Mishin, frutat e detit dhe shpendët mbajini veçmas ushqimeve të gatuara. Përdorni pjata dhe enë gatimi veçmas për ushqimet e pagatuara dhe ato të gatuara për të shmangur ndotjen ndërmjet tyre. Gjithmonë pastrojeni thellësisht skarën ndërmjet dy përdorimeve për të larguar ndonjë grimcë ushqimi ku mund të gëlojnë bakteret.

3. Si mund të sigurohem se ushqimi gatuhet në temperaturën e duhur?

Përdorni termometër ushqimi për të kontrolluar që mishi të arrijë temperaturën e duhur nga brenda: kontrolloni që lëngu të jetë transparent. Për peshkun, që të siguroheni se është pjekur si duhet kontrolloni që nga brenda të mos jetë më ngjyrë rozë.

4. Si mund të parandaloj sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi gjatë pjekjes në skarë?

Shërbeni ushqimin menjëherë pas gatimit. Nëse ju duhet të mbani ushqimin e gatuar, mbajeni në nxehtësi mbi skarë (mbi 60°C). Nëse do të ruani ushqimin që ka mbetur, futeni menjëherë në frigorifer, mundësisht brenda 2 orëve, për të parandaluar rritjen e baktereve.

5. Si ta shkrij ushqimin në mënyrë të sigurt para pjekjes në skarë?

Shkrijeni ushqimin në frigorifer ose në mikrovalë—mos e lini kurrë mbi banak në temperaturë ambienti për ta shkrirë. 

Gatimi i ushqimit në temperaturën e duhur është një nga mënyrat më të thjeshta për të parandaluar sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi. Përdorimi i termometrit për ushqime ndihmon të sigurohemi se mishi dhe shpendët janë të sigurt për t’u konsumuar.

Giusi Amore, shkencëtare e veterinarisë në EFSA.

Vegetable washing