what's in your food

Çfarë përmbajnë ushqimet tuaja

Kur blejmë në supermarket, gatuajmë në shtëpi ose hamë jashtë me miqtë dhe familjen, shpeshherë shqetësohemi për përmbajtjen e ushqimeve tona.

Përbërësit ndikojnë në shijen e ushqimit dhe, deri diku, edhe në çmimin që paguajmë. Duhet të theksohet se përbërësit ushqimorë në Evropë, qofshin aditivë, aromatizues apo përbërës që rrjedhin nga teknologjitë e reja, duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi të sigurisë përpara se të përdoren në ushqime.

Disa përbërës janë plotësisht të sigurt për konsum nga shumica e individëve, por mund të jenë të dëmshëm për personat me alergji ushqimore, intoleranca ose problematika specifike mjekësore.

Krahas përmbajtjes së lëndëve ushqyese të ushqimeve të paketuara, edhe etiketat e produkteve dhe menytë e restoranteve duhet të tregojnë alergjenët dhe intolerancat, në mënyrë që personat me këto problematika të bëjnë zgjedhje të sigurta ushqimore.

Picture of a carrot or banana cake