Ushqimi dhe shëndeti juaj
Një mollë në ditë? Dieta dhe shëndeti juaj
Për shumicën prej nesh, larmia e ushqimeve që konsumojmë, pra përdorimi i shumë përbërësve të freskët krahas ushqimeve të përpunuara, dhe metodat e ndryshme të gatimit, bëjnë të mundur ekuilibrimin e dietës dhe kontribuojnë në shëndetin dhe mirëqenien tonë.
Disa ushqime ofrojnë përfitime shëndetësore ose ushqyese, të cilat mund të jenë veçanërisht të nevojshme në dietën tonë. Në Evropë mund të blini ushqime që pretendojnë se ofrojnë këto lloj përfitimesh, duke qenë në dijeni të faktit se shkencëtarët verifikojnë provat e dhëna nga prodhuesit ushqimorë për të mbështetur pretendimet e tyre.
Për personat me nevoja specifike, mjekët, nutricionistët dhe dietologët ofrojnë këshilla të personalizuara, të bazuara në rekomandimet ushqimore kombëtare dhe në të dhëna shkencore, duke marrë parasysh dallimet kulturore të secilit vend.
Personat që nuk janë në gjendje të marrin të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme përmes ushqimit, mund ta plotësojnë dietën e tyre me suplemente ushqimore, të cilat u janë nënshtruar vlerësimeve shkencore për të garantuar sigurinë e tyre. Megjithatë, ato duhet të merren sipas udhëzimeve të profesionistëve.































