Nëse nuk është Safe2Eat (i sigurt për t’u konsumuar), nuk është ushqim i BE-së!

Safe2Eat është një fushatë panevropiane e konceptuar për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se si standardet e sigurisë ushqimore të Evropës na sigurojnë lirinë për të zgjedhur se çfarë ushqimi të blejmë, të konsumojmë dhe të shijojmë në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme çdo ditë. 

Në mbarë Evropën, studiues elitarë ndihmojnë autoritetet në vendosjen dhe ruajtjen e këtyre standardeve, në mënyrë që çdo zgjedhje që bëjmë në lidhje me ushqimin të mbështetet nga informacionet më të mira shkencore në dispozicion. 

Pavarësisht faktorëve që ndikojnë në zgjedhjet tuaja ushqimore - shija, kostoja, mjedisi apo nëse është ushqim i shëndetshëm - ju keni sigurinë se ushqimi juaj nuk është vetëm i duhuri në aspektin e shijes, por edhe i sigurt për shëndetin tuaj.

Safe2Eat mund t'ju ndihmojë: 

  • të mësoni rreth praktikave të sigurisë dhe higjienës ushqimore;
  • të identifikoni ushqimet me vlera ushqyese dhe të shëndetshme;
  • të zbuloni se si garantojmë që gjithçka në ushqimin tuaj, nga aditivët e deri te përbërësit risi, të jetë e sigurt për t’u konsumuar;
  • të lexoni etiketat e ushqimeve për të identifikuar informacione kyç, si për shembull për alergjenët; si dhe
  • të njiheni me krijuesit e sistemit të sigurisë ushqimore të Evropës.

Ekipi Safe2Eat

Safe2Eat është një fushatë panevropiane që përfshin disa autoritete kombëtare të sigurisë ushqimore (shihni më poshtë), Autoritetin Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) dhe Komisionin Evropian.

EFSA bën së bashku studiuesit nga mbarë Evropa për të vlerësuar kërkimet shkencore që udhëzojnë sigurinë ushqimore, politikat e të ushqyerit dhe zgjedhjet individuale në BE.

Ne jemi duke punuar së bashku për të promovuar sistemin e sigurisë ushqimore që garanton që ju, qytetarët evropianë, të mund të keni besim të plotë në sigurinë e ushqimit që konsumoni.

Zbuloni zhvillimet në vendin tuaj:

Webtools snippet