Suplementet ushqimore
A mund të mbajë mjekun larg një pilulë në ditë? Eksplorimi i suplementeve ushqimore dhe roli i tyre në shëndet.
Shpesh pjesë e rutinës së përditshme, popullariteti i suplementeve ushqimore, është rritur në BE. Me produkte që variojnë nga vitamina D deri tek ekstraktet bimore, si xhinsengu dhe hudhra, këto suplemente tregtohen si mënyra të përshtatshme për të mbrojtur shëndetin, përmirësimin e performancës, ose për të rritur imunitetin. Duhet patur parasysh se suplementet plotësojnë dhe nuk zëvendësojnë, një dietë të ushqyeshme dhe një stil jetese të shëndetshëm.
Kuptimi i suplementeve ushqimore dhe përfitimeve të tyre.
Ushqimi ose suplementet ushqimore janë burime të përqendruara të lëndëve ushqyese si vitaminat, mineralet, aminoacidet, enzimat dhe substancat bimore, të disponueshme në forma të tilla si tableta, kapsula, pluhur dhe lëngje. Ato shiten në farmaci, supermarkete, dyqane të specializuara dhe në internet. Megjithëse shumë suplemente kanë një histori përdorimi në Evropë, ekzistojnë shqetësime për sigurinë dhe cilësinë e tyre, si p.sh. rreziqet e kontaminimit dhe nevoja për t’u siguruar se përqendrimet e agjentëve bioaktivë janë brenda kufijve të sigurisë.
Suplementet ushqimore brenda BE-së kryesisht vlerësohen dhe rregullohen në nivel kombëtar. Por EFSA, luan një rol kyç në garantimin e sigurisë, duke ofruar opinione shkencore mbi substancat e përdorura në suplemente. Veçanërisht suplementet pa histori përdorimi para vitit 1997, ose bazuar në kërkesën e një Shteti Anëtar.
Substancat bimore në suplementet ushqimore
Substancat bimore - preparatet që rrjedhin nga bimët, algat, kërpudhat ose likenet - janë përbërës së zakonshëm të suplementeve ushqimore në BE. S
Disa shembuj përfshijnë:
- Xhinsengun: i promovuar për vetitë e tij të rritjes së energjisë.
- Ginkgo biloba: shpesh tregtohet për mbështetjen konjitive.
- Hudhra: e lidhur me shëndetin e zemrës.
Ndonëse janë gjerësisht të përdorura, efektet e tyre mund të ndryshojnë dhe të ndërveprojnë me medikamente, duke shkaktuar efekt të kundërt në shëndet.
Keni nevojë për suplemente ushqimore?
Suplementet ushqimore shërbejnë për qëllime specifike:
- Për të plotësuar mangësitë: për grupe si gratë shtatzëna, ose ato me ekspozim të kufizuar ndaj diellit.
- Për të ndihmuar performancën: në aktivitete sportive ose konjitive.
- Për të mbrojtur shëndetin e përgjithshëm: në plotësimin e një stili të shëndetshëm jetese.
Megjithatë, ato nuk zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar. Shumica e njerëzve i plotësojnë nevojat e tyre për lëndë ushqyese përmes ushqimit, me vitaminën D që përbën përjashtim në rajonet me ekspozim të ulët ndaj diellit. Konsumimi i tepërt i suplementeve mund të çojë në efekte të dëmshme, pasi doza më të larta nuk janë domosdoshmërisht më të mira për shëndetin.
Vendet e BE-së kryesojnë tregun për suplementet ushqimore në nivel kombëtar. Kur ata shprehin shqetësime për ndonjë prej tyre, ne mblidhemi për të bërë një vlerësim të sigurisë.
Ariane Titz, shkencëtare e të ushqyerit pranë EFSA.
Rregullimi dhe siguria brenda BE-së.
Prodhuesit duhet të sigurojnë që produktet e tyre të jenë të sigurta, të etiketuara në mënyrë të përshtatshme dhe të plotësojnë nivelet e përcaktuara të lëndëve ushqyese. Shkencëtarët evropianë vlerësojnë substancat që nuk kanë historik të sigurt përdorimi dhe japin udhëzime për rreziqet e mundshme.
Pikat kryesore për konsumatorët
- Zgjidhni me mençuri: Konsultohuni me një profesionist të shëndetësisë, përpara se të filloni konsumin e suplementeve.
- Përqendrohuni së pari te dieta: Një dietë e ekuilibruar është themeli i shëndetit.
- Qëndroni të informuar: Kërkoni burime të besuara dhe produkte të verifikuara.
- Për më shumë informacion mbi suplementet ushqimore, vizitoni Fushatën për Sigurinë Ushqimore të EFSA-së.
Duke kuptuar rolin e suplementeve, konsumatorët mund të marrin vendime të informuara për të ndihmuar shëndetin e tyre, duke minimizuar rreziqet. Duhet patur parasysh se suplementet plotësojnë dhe nuk zëvendësojnë, një dietë të ushqyeshme dhe një stil jetese të shëndetshëm.





























