woman putting a plastic container in the fridge

Reduktimi i mbetjeve ushqimore nga konsumatorët

Last reviewed date:

A e dinit se vetëm në Bashkimin Evropian krijohen mbi 58 milionë tonë mbetje ushqimore në vit? Kjo është e barasvlershme me rreth 131 kg për banor, me një vlerë tregu të përllogaritur në 132 miliardë euro. 

Mbetjet ushqimore janë një problem për shoqërinë tonë. Rreth 10% e ushqimit që i vihet në dispozicion konsumatorëve në BE mund të shpërdorohet. Njëkohësisht, mbi 37 milionë njerëz në BE nuk mund të përballojnë një vakt cilësor çdo dy ditë. Shpërdorimi i ushqimit shkakton gjithashtu një barrë të panevojshme në mjedis dhe te burimet e kufizuara natyrore, të tilla si përdorimi i tokës dhe i ujit.

Cristina Lisetchi, nëpunëse përgjegjëse për politikat në Komisionin Evropian.

Në vitin 2021, familjet gjeneruan më tepër se gjysmën e totalit të mbetjeve ushqimore (54% ose 70 kg për banor) në BE.

Rreth 16% shpërdorohet në restorante dhe ambiente të tjera të konsumit të ushqimit, si dhe në pikat e shitjes me pakicë të tilla si supermarketet dhe ushqimoret. Pjesa tjetër shpërdorohet gjatë krijimit të produktit dhe prodhimit. 

BE është e angazhuar që të vijë në ndihmë me përgjysmimin e mbetjeve ushqimore në rang global, në nivel konsumatori dhe dyqanesh së shitjes me pakicë, brenda vitit 2030, si dhe të reduktojë humbjet përgjatë zinxhirëve të prodhimit ushqimor dhe të furnizimit.

Ju mund të bëni ndryshimin duke reduktuar mbetjet tuaja ushqimore dhe duke nxitur të tjerët për të vepruar njësoj.

How to reduce food waste in your daily life
Open Infographic (PDF)

Si ti reduktojmë mbetjet ushqimore

Çdokush ka një rol në parandalimin dhe reduktimin e mbetjeve ushqimore. Këtu përfshihen fermerët, prodhuesit e ushqimeve, shitësit me pakicë, punonjësit e sektorit të hotelerisë dhe, në fund, konsumatorët si ju.

Në shtëpi, individët mund të marrin masa të thjeshta por efikase të tilla si planifikimi i vakteve, përdorimi i ushqimeve të mbetura, ruajtja e përshtatshme e ushqimeve të freskëta dhe të gatuara, si dhe bërja e dallimit midis “të përdoret deri në datën” dhe “të përdoret përpara datës” të cilat janë të bazuara në shkencë dhe që jepen mbi etiketat e datës së vlefshmërisë së ushqimeve.

Po kështu, krijimi i zakoneve të kujdesshme të të bërit pazar, si bërja e një liste ushqimesh që duhen blerë dhe blerja vetëm e atyre ushqimeve që nevojiten, mund të ndihmojnë me minimizimin e mbetjeve ushqimore në dyqane ose tregje.

Gjithashtu mund të dhuroni ushqime te personat në nevojë përmes pikave të dyqaneve të shitjes dhe organizatave të bamirësisë.

Së bashku mund të shtrojmë rrugën drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Bowls in the background with various ingredients