Trajtimi i sigurt i ushqimit
Mbajini ushqimet të freskëta. Praktikat më të mira të sigurisë ushqimore
Ushqimi juaj është i sigurt kur është i freskët dhe i trajtuar siç duhet. Rregulloret evropiane dhe kombëtare të bazuara në të dhëna shkencore ndihmojnë fermerët, bizneset, restorantet dhe juve si konsumatorë, për të garantuar sigurinë ushqimore të vakteve tuaja të përditshme.
Mënyra se si e trajtoni ushqimin është e rëndësishme. Që nga blerja, te gatimi dhe deri te konsumi, ju mund të ndiqni disa këshilla për për ruajtjen e sigurt të ushqimit, për praktikat e gatimit dhe për higjienën e kuzhinës, në mënyrë që të jepni kontributin tuaj për sigurinë ushqimore.
Këto këshilla mbështeten nga të dhënat shkencore më të fundit. Shkencëtarët evropianë vlerësojnë rreziqet e mundshme që lidhen me përbërësit ushqimorë dhe sëmundjet e transmetuara nga ushqimi, në mënyrë që autoritetet përkatëse t'ju informojnë se si t'i reduktoni këto rreziqe, duke e lënë në dorën tuaj zgjedhjen e ushqimeve të preferuara.
Etiketat e ushqimeve ju vijnë në ndihmë. Ato ju tregojnë jetëgjatësinë e ushqimeve të freskëta dhe përmbajtjen e lëndëve ushqyese të ushqimeve të përpunuara. Ju mund ta merrni parasysh këtë informacion së bashku me elemente të tjera të rëndësishme për ju, të tilla si shija, kostoja ose reduktimi i mbetjeve ushqimore.
































