two glasses of dragon fruit smoothie

Ushqimet e reja

Last reviewed date:

Cilat janë ushqimet e reja dhe a janë ato të sigurta për t’u konsumuar? 

Bananet, patatet, domatet dhe orizi erdhën në Evropë dikur si ushqime të reja. Gjatë historisë, ne kemi vazhduar të shtojmë lloje të reja ushqimesh në dietat tona të adoptuara nga të gjitha anët e planetit. Mendoni për erëzat dhe frutat tropikale, dikur një risi për evropianët dhe shumë të vlerësuara për shijet e tyre, të cilat tani janë të zakonshme në kuzhinat tona.

Ne kemi qenë gjithmonë në kërkim të shijeve dhe burimeve të reja të lëndëve ushqyese. Me rritjen e globalizimit, kemi më shumë zgjedhje në tryezë se kurrë më parë.

Të gjitha ushqimet e reja duhet të kalojnë një procedurë autorizimi, përpara se të miratohen për tregëtim në BE,duke përfshirë një vlerësim të plotë të sigurisë.  Vetëm pas kësaj ato mund të shiten dhe të konsumohen në mënyrë të sigurtë. 

Çfarë e bën ushqimin e ri të ndryshëm nga ushqimet ose përbërësit e tjerë? 

Në Bashkimin Evropian, një ushqim konsiderohet i ri (novator) nëse nuk është konsumuar gjerësisht para majit të vitit 1997

Përkufizimi përfshin: 

  • Ushqime tradicionale që vijnë nga vende jashtë BE-së
  • Përbërës të rinj ushqimorë
  • Ushqime që vijnë nga burime të reja, si algat dhe mikroorganizmat 

Gjithashtu, në këtë kategori përfshihen ushqime që prodhohen me teknologji të reja, si: 

  • Nanoteknologjia
  • Kultura qelizore
  • Trajtimi me rrezatim UV 

Shembujt përfshijnë:

  • farat e çias
  • menakuinonën (burim i ri i vitaminës K)
  • proteinën e fasuleve mung
  • vaji i krillit Antarktik (i pasur me acide yndyrore Omega-3)
  • lëngu i nonit
  • qumështi dhe buka e trajtuar me rreze ultravjollcë 

Falë diversitetit të botës, ndërveprimit tonë me kulturat e tjera dhe inovacionit, ushqimet e reja do të vazhdojnë të vijnë në tavolinat tona, duke ofruar zgjedhje të reja dietike. Me vlerësimet tona të sigurisë të bazuara në shkencë, ne kontrollojmë nëse këto ushqime të reja janë të sigurta.

Ermolaos Ververis, kimist i ushqimeve që punon pranë EFSA-së.

A janë ato të sigurta? 

Të gjitha ushqimet e reja vlerësohen me kujdes përpara se të mund të shiten në tregun evropian. Bizneset e ushqimeve duhet të dërgojnë aplikime që përmbajnë informacione rreth ushqimeve të reja, siç janë metoda e prodhimit, përbërja dhe përdorimet e propozuara, si dhe studimet e detyrueshme të sigurisë.

Shkencëtarët pranë EFSA-së kryejnë një vlerësim të rrezikut përpara se ligjvënësit evropianë të vendosin për autorizimet e lejimit në treg  dhe etiketimin.

Shkencëtarët e EFSA-së vlerësojnë rreziqet e mundshme shëndetësore si alergjenët dhe efektet toksikologjike. Ata gjithashtu kontrollojnë për t’u siguruar që nëse një ushqim i ri synon të zëvendësojë një ushqim tjetër, ai nuk ndryshon në një mënyrë që do të ishte e pafavorshme nga ana ushqyese për konsumatorin.

Gjatë vlerësimit, EFSA mund të kërkojë gjithashtu studime shtesë nga bizneset e ushqimit, nëse është e nevojshme, për të konfirmuar sigurinë e ushqimit.

Çfarë do të thotë kjo për ju 

Të gjitha ushqimet e reja janë të rregulluara për të siguruar që janë: 

  • Të sigurta për konsumatorët
  • Të etiketuara siç duhet në mënyrë që të mos çorientojnë konsumatorët
  • Nuk kanë ndikim negativ në ushqyerje ë (në krahasim me ushqimin që synojnë të zëvendësojnë në dietë). 

Kjo do të thotë se nëse vendosni të provoni diçka të re, mund të keni garancinë se është i sigurt! 

farat chia