Pyetje të shpeshta
Bimët e shëndetshme janë jetike për shëndetin tonë, për sigurinë ushqimore dhe për një mjedis të shëndetshëm. Bimët përbëjnë 80% të ushqimit që ne konsumojmë, pastrojnë ajrin që thithim dhe kontribuojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike duke përthithur dyoksidin e karbonit. Ato janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e ekosistemeve tona të shumëllojshme, të cilat përfshijnë njerëzit, kafshët dhe mikroorganizmat.
Bimë të shëndetshme = Jetë të shëndetshme.
Parazitët e bimëve përfshijnë organizma të dëmshëm si bakteret, viruset, kërpudhat, nematodat dhe këpushat që dëmtojnë bimët. Disa parazitë që janë organizma jovendase njihen si “lloje të huaja invazive”. Ata mund të dëmtojnë ekosistemet kur përhapen në zona të reja. Këta parazitë përhapen më së shumti përmes tregtisë globale dhe mund të shkaktojnë dëme të rënda ekonomike, mjedisore dhe sociale.
Ligji i BE-së për shëndetin e bimëve (Rregullorja (BE) 2024/3115) parashikon rregulla strikte për mbrojtjen e bimëve dhe për të garantuar tregtinë e sigurt të bimëve.
Krahas kësaj, Komisioni Evropian përditëson rregullisht një listë të organizmave bimorë të dëmshëm dhe të masave emergjente që disponohen për menaxhimin e përhapjes në masë të parazitëve të huaj ose “parazitëve karantinorë” që vijnë nga jashtë BE-së (Rregullorja (BE) 2019/2072).
Po. Të gjitha shtetet anëtare të BE-së kanë detyrimin të respektojnë rregulloret e BE-së. Ato janë gjithashtu edhe palë nënshkruese të Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve (IPPC), një traktat ndërkombëtar që synon parandalimin e përhapjes së parazitëve dhe nxitjen e përpjekjeve të koordinuara për mbrojtjen e bimëve.
Bimët, farat dhe materialet e tjera bimore të importuara nga jashtë BE-së duhet të jenë të pajisura me një certifikatë fitosanitare. Ky dokument zyrtar, i cili konfirmon se bima nuk mbart organizma të dëmshëm, lëshohet nga Organizata Kombëtare për Mbrojtjen e Bimëve (NPPO-ja) e një vendi ose nga palë të treta të autorizuara nga NPPO-ja.
Për bimët që importohen dhe eksportohen në Bashkimin Evropian, pasaporta bimore përbën garancinë e shëndetit të bimës.
Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) është një agjenci e Bashkimit Evropian që ofron këshillim shkencor të paanshëm lidhur me ushqimin dhe rreziqet që kanë të bëjnë me shëndetin e bimëve. EFSA ndihmon BE-në në vlerësimin e kërcënimeve që paraqesin parazitët, vlerëson ndikimin e tyre të mundshëm në bujqësi dhe ekosisteme dhe mbështet shtetet anëtare në zhvillimin e mekanizmave të zbulimit të hershëm.
Shtimi i udhëtimeve ndërkombëtare, si dhe rritja e turizmit dhe tregtisë joformale, shtojnë rrezikun e hyrjes së parazitëve të rinj në BE. Ndryshimet klimatike dhe presionet e tjera mjedisore kontribuojnë gjithashtu në rritjen e këtij rreziku. Prandaj, përgatitja dhe ndërgjegjësimi janë më të rëndësishme se kurrë.
Duke rritur ndërgjegjësimin! Shumë njerëz në BE nuk janë aspak të ndërgjegjshëm për rreziqet që paraqesin parazitët e bimëve. Nëse jeni kopshtar, udhëtoni shpesh apo jeni një prind i shqetësuar, mund të përhapni mesazhin dhe të bëni dallimin.
Parandalimi i hyrjes së parazitëve në BE është shumë herë më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm sesa çrrënjosja e tyre pas përhapjes.
Bëhuni mbrojtës të shëndetit të bimëve! Mbroni shëndetin e bimëve dhe shëndetin tuaj.
Ja disa masa specifike që mund të merrni:
- Bëhuni udhëtarë të ndërgjegjshëm. Mos sillni në shtëpi bimë, fara ose produkte bimore të freskëta si fruta ose perime nga jashtë shtetit. Ato mund të mbartin parazitë ose sëmundje.
- Blini në mënyrë të përgjegjshme: Porositni bimë ose fara online vetëm nga burime të besuara brenda BE-së, që ofrojnë pasaportën e bimës ose certifikatën fitosanitare.
- Kontrolloni bimët tuaja: Kërkoni për njolla të pazakonta, parazitë ose shenja sëmundjeje në kopshtin tuaj. Nëse nuk mund t’i identifikoni ato, kërkoni ndihmën e një eksperti.
- Frymëzoni të tjerët: Ndihmoni fëmijët dhe komunitetin tuaj të kuptojnë rëndësinë e shëndetit të bimëve.
- Shpërndani mesazhin: Flisni në lidhje me shëndetin e bimëve online ose me miqtë tuaj. Veprimet e vogla mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve të mëdha.



























