Pyetje të shpeshta
Dëmtusit e bimëve përfshijnë organizma të dëmshëm si bakteret, viruset, kërpudhat, nematodat dhe këpushat që dëmtojnë bimët. Disa dëmtues që janë organizma jovendase njihen si “lloje të huaja invazive”. Ata mund të dëmtojnë ekosistemet kur përhapen në zona të reja. Këta dëmtuesit përhapen më së shumti përmes tregtisë globale dhe mund të shkaktojnë dëme të rënda ekonomike, mjedisore dhe sociale.
Bimë të shëndetshme = Jetë të shëndetshme.
Ligji i Shqipërisë për shëndetin e bimëve (Ligji nr.105/2016 “Për Mbrojtjen e Bimëve”, i ndryshuar) parashikon rregulla strikte për mbrojtjen e bimëve dhe për të garantuar tregtinë e sigurt të bimëve.
Krahas kësaj, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përditëson rregullisht një listë të dëmtuesve bimorë dhe të masave emergjente që disponohen për menaxhimin e përhapjes në masë të dëmtuesve të huaj ose “dëmtuesve karantinorë” që vijnë nga jashtë Shqipërisë (Urdhëri i Ministrit Nr.113, datë 15.3.2022 “Për masat mbrojtjëse kundër dëmtuesve të bimëve”, të ndryshuar).
Po. Shqipëria ka detyrimin të respektojë legjislacionin vendas për shëndetin e bimëve, i cili është në linjë me legjislacionin e BE-së. Gjithashtu është edhe palë nënshkruese e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve (IPPC), një traktat ndërkombëtar që synon parandalimin e hyrjes dhe përhapjes së dëmtuesve dhe nxitjen e përpjekjeve të koordinuara për mbrojtjen e bimëve.
Bimët, farat dhe materialet e tjera bimore të importuara nga jashtë Shqipërisë duhet të jenë të pajisura me një certifikatë fitosanitare. Ky dokument zyrtar, i cili konfirmon se bima nuk mbart dëmtues, lëshohet nga Organizata Kombëtare për Mbrojtjen e Bimëve (NPPO-ja) e një vendi ose nga palë të treta të autorizuara nga NPPO-ja.
Për bimët që importohen dhe eksportohen në Shqipëri certifikata fitosanitare përbën garancinë e shëndetit të bimës.
Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) është një agjenci e Bashkimit Evropian që ofron këshillim shkencor të paanshëm lidhur me ushqimin dhe risqet që kanë të bëjnë me shëndetin e bimëve. EFSA ndihmon BE-në në vlerësimin e kërcënimeve që paraqesin dëmtuesit, vlerëson ndikimin e tyre të mundshëm në bujqësi dhe ekosisteme dhe mbështet shtetet anëtare në zhvillimin e mekanizmave për zbulimin e hershëm.
Shtimi i udhëtimeve ndërkombëtare, si dhe rritja e turizmit dhe tregtisë joformale, shtojnë riskun e hyrjes së dëmtuesve të rinj në Shqipëri. Ndryshimet klimatike dhe presionet e tjera mjedisore kontribuojnë gjithashtu në rritjen e këtij risku. Prandaj, përgatitja dhe ndërgjegjësimi janë më të rëndësishme se kurrë.
Duke rritur ndërgjegjësimin! Shumë njerëz në Shqipëri nuk janë aspak të ndërgjegjshëm për risqet që paraqesin dëmtuesit e bimëve. Nëse jeni kopshtar, udhëtoni shpesh apo jeni një prind i përgjegjshëm, mund të përhapni mesazhin dhe të bëni dallimin.
Parandalimi i hyrjes së dëmtuesve në Shqipëri është shumë herë më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm sesa çrrënjosja e tyre pas përhapjes.
Bëhuni mbrojtës të shëndetit të bimëve! Mbroni shëndetin e bimëve dhe shëndetin tuaj.
Ja disa masa specifike që mund të merrni:
- Bëhuni udhëtarë të ndërgjegjshëm. Mos sillni në shtëpi bimë, fara ose produkte bimore të freskëta si fruta ose perime nga jashtë shtetit. Ato mund të mbartin dëmtues.
- Blini në mënyrë të përgjegjshme: Porositni bimë ose fara online vetëm nga burime të besuara, që ofrojnë pasaportë bimore ose certifikatën fitosanitare.
- Kontrolloni bimët tuaja: Kërkoni për simptoma të pazakonta, dëmtues ose simptomë të sëmundjeve në kopshtin tuaj. Nëse nuk mund t’i identifikoni ato, kërkoni ndihmën e një specialisti të fushës.
- Frymëzoni të tjerët: Ndihmoni fëmijët dhe komunitetin tuaj të kuptojnë rëndësinë e shëndetit të bimëve.
- Shpërndani mesazhin: Flisni në lidhje me shëndetin e bimëve online ose me miqtë tuaj. Veprimet e vogla mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve të mëdha.



























