Mësimi i brezave të ardhshëm
Si të bëheni prindër të informuar për bimët
Fëmijëve u pëlqen të kalojnë kohë në natyrë, qoftë duke luajtur në kopsht, duke shëtitur në pyll, duke bërë kamping nën dritën e yjeve, apo edhe duke vizituar dyqanin lokal të kopshtarisë. Këto aventura të përditshme janë të përsosura për të ngjallur kureshtjen e fëmijëve dhe për të mbjellë tek ata farat e para të ndërgjegjësimit lidhur me shëndetin e bimëve.
Filloni duke ndihmuar fëmijën tuaj të kuptojë se bimët nuk janë thjesht të bukura apo të dobishme; ato janë jetike. Ato na ofrojnë ushqim të shijshëm, ajër të pastër, hije dhe vende të bukura për të eksploruar. Por, ashtu si njerëzit dhe kafshët, edhe bimët mund të sëmuren. Hyrja e parazitëve dhe sëmundjeve të huaja nga jashtë BE-së përbën rrezik serioz për bimët vendase, të cilat shpesh nuk kanë mbrojtje natyrore ndaj këtyre parazitëve.

Shëndeti i bimëve fillon në komuniteti
Teksa shqetësimet në lidhje me qëndrueshmërinë dhe ndryshimet klimatike po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e bisedave tona të përditshme, kopshtaria ka marrë një rëndësi më të madhe se kurrë.
Nëse shkolla e fëmijës suaj ka një kopsht, përse të mos ofroni që të bëni një prezantim të shkurtër mbi kërcënimet që paraqesin parazitët dhe sëmundjet e importuara? Ju mund të përdorni burimet në këtë faqe ose të ftoni një ekspert vendas të kopshtarisë për të ndarë këndvështrimet e tij në një mënyrë argëtuese dhe praktike.
Nëse shkolla e fëmijës suaj nuk ka hapësira të gjelbra apo qasje në zona të gjelbëruara përreth, organizoni një ekskursion në park ose në pyll me grupin e prindërve. Merrni informacion nga autoritetet vendore lidhur me mundësitë e aktiviteteve vullnetare për fëmijët, si pastrimi i mbeturinave në parqe ose gjelbërimi i hapësirave publike me bimë dhe lule. Përdorini këto mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e bimëve dhe mbi arsyet përse është e rëndësishme që parazitët dhe sëmundjet të mbahen larg tyre.
Jeta sekrete e bimëve ose Sekretet e natyrës bimore
Për fëmijët e vegjël, natyra është plot me magji dhe mrekulli. Aktivitetet e thjeshta, si “gjej emrin e pemës”, emërtimi i personaliteteve të luleve, përdorimi i aplikacioneve për identifikimin e pemëve ose krijimet artistike me gjethe dhe degë, i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë një lidhje më të thellë me ambientin rrethues dhe një dashuri të përjetshme për natyrën.
Bëhuni mbrojtës të bimëve.
Pse duhet të kujdesen fëmijët për shëndetin e bimëve? Një arsye e thjeshtë është fakti se bimët ofrojnë 80% të ushqimit që konsumojmë.
Kërkojuni fëmijëve të imagjinojnë një vakt pa frutat apo perimet e tyre të preferuara. Shpjegoni gjithashtu se bimët dhe pemët ndihmojnë në pastrimin e ajrit duke thithur dioksidin e karbonit. Prandaj është kaq e rëndësishme që t’i mbrojmë bimët nga parazitët dhe sëmundjet.
Inkurajojoni fëmijët tuaj që të bëhen mbrojtës të bimëve. Duke u mësuar fëmijëve që të mos kenë frikë nga insektet, por t’i vëzhgojnë dhe t’i kuptojnë ato, ju ndërtoni vetëbesimi dhe kureshtje për hapësirat e gjelbra.
Shpjegojuni atyre se, ndonjëherë, insektet e vogla dhe mikrobet e padukshme mund t’i sëmurin bimët, veçanërisht nëse vijnë nga vende të largëta. Pasi mbërrijnë, ato mund të përhapen me shpejtësi dhe të dëmtojnë kopshtet, parqet dhe pyjet tona.
Jepini fëmijës suaj një mision:
Kërkojini atyre që të kërkojë për gjethe, kërcej ose degë të zverdhura ose me njolla dhe, nëse sheh diçka të pazakontë, t’ia tregojë një të rrituri.

Ndihmoni në përhapjen e mesazhit
Lëreni imagjinatën e fëmijës suaj të lulëzoj me PESTY-n, një burim argëtues dhe kreativ që do t’i shoqërojë ata në një mision për të shpëtuar kopshtin.
Gjithashtu, mos harroni që të përhapni mesazhin! Në postimet e mediave sociale dhe në bloget tuaja, përdorni hashtag-un #PlantHealth4Life. Ju mund të shkarkoni gjithashtu materiale të gatshme për postim në mediat sociale nëpërmjet kësaj faqeje.
Shkarkoni librin për ngjyrosje “Pesty” dhe filloni që sot aventurën tuaj për mbrojtjen e bimëve!



























