teaching

Mësimi i brezave të ardhshëm

Last reviewed date:

Si të bëheni prindër të mirinformuar mbi bimët  

Fëmijëve u pëlqen të kalojnë kohë në natyrë, qoftë duke luajtur në kopsht, duke shëtitur në pyll, duke bërë kamping nën dritën e yjeve, apo edhe duke vizituar dyqanin lokal të kopshtarisë. Këto aventura të përditshme janë të përsosura për të ngjallur kureshtjen e fëmijëve dhe për të mbjellë tek ata farëzat e para të ndërgjegjësimit lidhur me shëndetin e bimëve.

Filloni duke ndihmuar fëmijën tuaj të kuptojë se bimët nuk janë thjesht të bukura apo të dobishme; ato janë jetike. Ato na ofrojnë ushqim të shijshëm, ajër të pastër, hije dhe vende të bukura për të eksploruar. Por, ashtu si njerëzit dhe kafshët, edhe bimët mund të sëmuren. Kur parazitët ose sëmundjet e dëmshme vijnë nga jashtë Shqipëri-së, bimët tona vendase e kanë të vështirë që t’i luftojnë ato. 

garden scene child

Shëndeti i bimëve e ka fillesën te komuniteti

Teksa shqetësimet në lidhje me qëndrueshmërinë dhe ndryshimet klimatike po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e bisedave tona të përditshme, kopshtaria ka marrë një domethënie më të madhe se kurrë.  

Nëse shkolla e fëmijës suaj ka një kopsht, përse të mos ofroni që të bëni një prezantim të shkurtër mbi kërcënimet që paraqesin parazitët dhe sëmundjet e importuara? Ju mund të përdorni burimet në këtë faqe ose të ftoni një ekspert vendas të kopshtarisë për të ndarë këndvështrimet e tij në një mënyrë argëtuese dhe praktike.

Nëse shkolla e fëmijës suaj nuk ka hapësira të gjelbra apo akses në zona të gjelbëruara përreth, organizoni një ekskursion në park ose në pyll me grupin e prindërve. Merrni informacion nga autoritetet vendore lidhur me mundësitë e aktiviteteve vullnetare për fëmijët, si pastrimi i mbeturinave në parqe ose gjelbërimi i hapësirave publike me bimë dhe lule.  Përdorini këto mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e bimëve dhe mbi arsyet përse është e rëndësishme që parazitët dhe sëmundjet të mbahen larg tyre.  

Jeta e fshehtë e bimëve

Për fëmijët e vegjël, natyra është plot me magji dhe mrekulli. Aktivitetet e thjeshta, si “gjej emrin e pemës”, emërtimi i personaliteteve të luleve, përdorimi i aplikacioneve për identifikimin e pemëve ose krijimet artistike me gjethe dhe degë, i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë një lidhje më të thellë me ambientin rrethues dhe një dashuri të përjetshme për natyrën. 

Bëhuni mbrojtës të bimëve.  

Përse duhet të kujdesen fëmijët për shëndetin e bimëve? Një arsye e thjeshtë është fakti se bimët ofrojnë 80% të ushqimit që konsumojmë.  

Kërkojuni fëmijëve të përfytyrojnë një vakt pa frutat apo perimet e tyre të preferuara. Shpjegoni gjithashtu se bimët dhe pemët ndihmojnë në pastrimin e ajrit duke thithur dyoksidin e karbonit. Prandaj është kaq e rëndësishme që t’i mbrojmë bimët nga parazitët dhe sëmundjet.

Nxitini fëmijët tuaj që të bëhen  mbrojtës të bimëve. Duke u mësuar fëmijëve që të mos kenë frikë nga insektet, por t’i vëzhgojnë dhe t’i kuptojnë ato, ju zhvilloni vetëbesimin e tyre dhe kuriozitetin për hapësirat e gjelbra.

Shpjegojuni atyre se, ndonjëherë, insektet e vogla dhe mikrobet e padukshme mund t’i sëmurin bimët, veçanërisht nëse vijnë nga vende të largëta. Me të mbërritur, ato mund të përhapen me shpejtësi dhe të dëmtojnë kopshtet, parqet dhe pyjet tona.

Jepini fëmijës suaj një mision: Kërkojini atij që të kërkojë për gjethe, kërcej ose degë të zverdhura ose me njolla dhe, nëse sheh diçka të pazakontë, t’ia tregojë një të rrituri. 

child watering plants

Ndihmoni në përhapjen e mesazhit

PESTI-n, një personazh argëtues dhe kreativ që do t’i shoqërojë ata në një mision për të shpëtuar kopshtin.

Gjithashtu, mos harroni që të përhapni mesazhin! Në postimet e mediave sociale dhe në bloget tuaja, përdorni hashtag-un #PlantHealth4Life. Ju mund të shkarkoni gjithashtu materiale të gatshme për postim në mediat sociale nëpërmjet kësaj faqeje.

📥 Thirrje për veprim:

Shkarkoni librin për ngjyrosje “Pesti” dhe filloni që sot aventurën tuaj për mbrojtjen e bimëve!